Esmeralda Zoto

Une jam Esmeralda Zoto, e lindur dhe rritur ne Tiranë.

Pas 15 vite eksperience në fusha të ndryshme të modës dhe rreth shërbimit të imazhit vendosa të profilizohem në drejtimin e konsulentes së imazhit ku e gjej veten shumë mire.

E profilizuar në insitute të ndryshme në Milano, Romë e Firenze nisa kështu një rrugëtim shumë të bukur dhe një botë magjike ku ndjeva që kjo është ajo çka dëshiroj të bëj në të ardhmen.

Armocromia dhe fushat që lidhen me të janë një risi për vendin tonë dhe jam shumë e lumtur që sjell pranë jush për herë të parë në Shqipëri këtë botë kaq interesante dhe të vlefshme për çdo njërin nga ne.

Detyra ime është t’ju ndihmoj të përmirësoni imazhin tuaj dhe të nënvizoni pikat tuaja të forta, duke rritur kështu shanset tuaja për sukses në sferën personale dhe profesionale.

Unë kam qenë gjithmonë një vajzë kembengulese, ambicioze dhe energjike që nuk më pëlqente të ndalesha tek sipërfaqësorja, por doja të kuptoja më shumë për botën e brendshme dhe të jashtme të individit, të kuptoja stilin e tyre si dhe dashurinë për veten, mënyrën e prezantimit të tyre. Për mua është stimuluese dhe synim krijimi i imazheve të personalizuara, që jo vetëm përmirësojnë imazhinn e jashtëm të individit por komunikojnë aspekte të personalitetit, dëshirave dhe vlerave.

Falë të gjitha teknikave të Image Consulting që mësova, mora përsipër këtë profesion magjepsës, duke vënë në dispozicion të gjithë përvojën dhe ndjeshmërinë time për ata që duan të bëjnë një hap me cilësi në jetën e tyre.

E dua punën time dhe jam gati për të krijuar imazhe individuale dhe autentike.

Filozofia ime e punës ka në qendër individin dhe arritjen e qëllimeve të tij profesionale përmes një metode të mirë-vendosur.

Image
Consultant

Si konsulent imazhi, unë udhëzoj individët në zbulimin e potencialit të tyre duke punuar mbi ngjyrat, format, stilin dhe veshjet.

×