Kjo është një pyetje, të cilën ka kohë që ia bëj vetes.
Përpiqem të gjej përgjigjen e shpejte, por nuk është e lehte. Por të sigurt e di që mungon.
Hyj në Wikipedia Tirana dhe asgje nuk lexoj për modë dhe fashion.
Aty filloj mërzitem dhe duke iu drejtuar vetes nis të mendoj.
“Moda në Tirane, në pikën më kritike te saj”, dhe filloj hartoj disa pyetje
* A kemi ekonominë e duhur për ta realizuar?
* A ka opsione prodhimi?
* A ka krijues?
* A ka dëshira, ëndrra, pasione për këtë drejtim?
Dhe menjëhere më vjen natyrshëm dhe them POOOO!
TIRANA është vendi ku zhvillimi ekonomik po tregon shifra në rritje, ku prodhimit vendas MADE IN AL po i hapen dyer bashkpunimi.
Shikoj përreth ku moda dhe stili nuk mungon. Mbizotëron një rini energjike që aspiron të bukurën, që do të vlerësohet dhe të mbështetet për kulturën e modës ashtu si bota. Duket qartë se te rinjtë e kerkojnë dhe mundohen të ndjekin hapat drejt tyre.
Atëhere lind dhe pyetja tjeter; Përse ky qytet nuk duhet të besojë dhe të mohoje fuqinë dhe deshirën që përcjell kjo rini në lidhje me ketë sektor?
Potencialet janë, energjia nuk mungon. Ajo që duhet është të shtrohemi të mendojmë sesi t’i japim zë këtij sektori, duke e zgjuar dhe duke e shkundur, me besimin se Tiranën mund ta kthejmë në qëndrën e modës në rajon.
Prandaj le të fillojmë ne një SHOW.
Le të testojmë veten në një Fashion WEEK, të shikojmë ku jemi, çfarë potencialesh mundësojmë dhe sa fuqi kemi të aspirojmë për një të ardhme në këtë sektor.
Le ta nisim duke u mbeshtetur në Univerisitetin e Modes dhe Tekstilit, Insitutet e modes ne Tiranë, tek atelierët profesionistë dhe tek rina, duke i dhënë besimin dhe forcën e duhur me rizgjimin dhe aktivizimin e ketij SHOW.
Tirana ka treguar që me punë dhe deshirë ofron potenciale.
Atëherë le të fillojë puna ta ngrejmë dhe ta zhvillojmë këtë sektor për Tianën tonë, metropolin tonë që disponon klimën, hapësirat, bukuritë dhe rinine ëndërrimtare dhe pasionante për modën.

Duke i motivuar dhe besuar tek ta, rezultati do te jetë mbresëlënës dhe jam e bindur që një e ardhme plot jetë dhe sukses e pret ketë sektor.

 

Leave A Comment

All fields marked with an asterisk (*) are required

×