Vera është traditë, armocromia është risi. Një shkrirje e të dyjave në një mbrëmje plot shije në kukdesin e somelieres Entela Cenko në Magus Fine Cuisine dhe me degustimin e verës së AlbaccoWine.
Kur bëhet fjalë për modën dhe verën nuk është çudi që keto shkojnë dorë për dore.
E duam verën po aq sa e duam modën kështu lindi Colors & Wines si dëshirë për të sjell përvojën e botës së modës në botën e verës: një frymë moderniteti dhe freskie në mënyrën e prodhimit, të imazhit dhe komunikimit.
Vera nuk është thjesht një shije e dickaje, por është një përvojë që, në takimin me imazhin, artin, kulturën dhe mjedisin, mund të çojë në një kënaqësi më të madhe.
Jemi mirënjohës që na lejohet të realizojmë ngjarje si këto dhe të gjejmë njerëz që i bashkohen me kënaqësi.